Aktualitet

Inceneratorët, Meta: Qeveria ka lënë peng në bankë pronat publike

Shkruar nga Liberale
Inceneratorët, Meta: Qeveria ka lënë peng në bankë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se, ka vënë në dispozicion të skemës së inceneratorëve edhe pronat publike të cilat sipas tij janë lënë peng në banka.

Sipas tij, qytetarët deri tani kanë njohur vetëm "majën e ajsbergut".

"Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Keni parë që njerëz që janë larguar nga kjo jetë, të moshuar që jetojnë në azile figurojnë me firma të falsifikuara dhe kanë xhiruar me miliona euro për llogari të kësaj organizate. Pamë barinj në Greqi, firmat e cilëve janë falsifikuar, pasi pamë edhe se si fondet e ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të bujqësisë, kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere që është kryeministri Rama ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq, por edhe më larg", u shpreh Meta.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj tregoi edhe dokumentet të cilat e vërtetojnë këtë.

"Dua tju tregoj faqen nr 19 të kontratën për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 milionë eurosh në nëntor të 2021. Bankat kanë qenë shumë në rregull. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2 mln, tjetra 1.5 mln euro, tjetra 2.5 mln dollarë, 305 mln kjo kontratë, ka dhe disa anekse të tjera kjo kontratë. Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranes përfitoi donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dihet që ajo kompani ka punuar dhe ska pushuar aktivitetin që të përfitonte pagat. 25 mln lekë të vjetra ka përfituar kompania e inceneratorit të Tiranës. Mirë paratë që merr nga Bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe ministrisë së Infrastrukturës. Në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin. Ministrisë së Infrastrukturës i thuhet “informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bankë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë”, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim. Në datën 7 dhjetor Banka i drejtohet kompanisë duke thënë se “këstin e fundit, 1mln, euro, nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbursoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që për shoqërinë apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie”. Në 1 nëntor shteti e dinte për hetimin penal. Sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë.", u shpreh ajo, teksa tregoi dokumentet.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH