Aktualitet

Inaugurimi i bustit, Nënë Tereza bën ‘bashkë’ tre presidentë në Shkup

Shkruar nga Liberale
Inaugurimi i bustit, Nënë Tereza bën ‘bashkë’

Nënë Tereza bashkon presidentët e tre vendeve, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, morën pjesën sot në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës në oborrin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, morën pjesën në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës në oborrin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadën e Kosovës për iniciativën. “Kurrë mos u shqetëso për numrat – na mësonte Nënë Tereza, por - ndihmo dikë, duke filluar me ata që ke pranë”. E ku më mirë se mes nesh, e këtu në rajonin tonë, ka vlerë ky mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi, sa njerëzor aq edhe institucional” – u shpreh në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Sipas Presidentit Begaj, devotshmëria e Nënë Terezës në ndihmë të njerëzve në nevojë, dhembshuria dhe përpjekjet e saj për t’ju dhënë shpresë atyre në mjerim, na motivon çdo ditë në jetën dhe punën tonë, për të qenë pranë njerëzve e për të jetuar me shqetësimet e tyre.

“Jemi krenarë që jemi pjesë e trashëgimisë së saj etnike e kulturore, por kjo nuk mjafton! Duhet që me përulësi e mirënjohje ta ruajmë atë trashëgimi vlerash të larta morale që ajo na la e të jemi gjithmonë pranë njerëzve, veçanërisht pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH