1

Inagurimi i Biden/ Gaga dhe Lopez “rrëmbejnë” vëmendjen

               Publikuar në : 18:11 - 20/01/21 liberale

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar në ceremoninë e inaugurimit për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden.

Për të kënduar himnin amerikan, Gaga kishte përzgjedhur një veshje ku miksohej ngjyra e zezë, e kuqe dhe gold. Këngëtarja bëri fushatë për Biden gjatë fushatës, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Pas saj, në skënë u shfaq ylli i popit, Jennifer Lopez, e cila i kishte qëndruar krejtësisht besnike ngjyrës së bardhë, kombinuar me stoli të mëdha.

Më vonë, pritet që Tom Hanks do të drejtojë një program special televiziv. Me titull “Celebrating America”, programi 90-minutësh në kohën kryesore do të përfshijë gjithashtu muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.

<
>
2-33 3-29

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back