Aktualitet

Imzot George Frendo me koronavirus, shtrohet në spital

Shkruar nga Liberale
Imzot George Frendo me koronavirus, shtrohet në spital

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë. Më tej ajo bën të ditur, se Imzot George Frendo për shkak të komplikacioneve respiratore, është shtruar në spital.

“Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, mbyllet njoftimi i KISH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH