Aktualitet

Imzot George Frendo drejt rikuperimit të plotë nga COVID-19

Shkruar nga Liberale
Imzot George Frendo drejt rikuperimit të plotë nga COVID-19

Imzot George Frendo është drejt fitimit të betejës ndaj COVID-19 teksa vijon trajtimin në një spital të Barit në Itali.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në një njoftim zyrtar thotë se  ai po rimerr forcën dhe energjinë.

NJOFTIMI NGA KISH

Tiranë, 16/11/2020

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.

Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes – me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.

Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH