Aktualitet

Iljazaj: Studentët kanë interes të madh për t’u regjistruar në UET

Shkruar nga Liberale
Iljazaj: Studentët kanë interes të madh për t’u

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET, Ervis Iljazaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se studentët kanë interes të madh për t’u regjistruar në UET.

Iljazaj u shpreh se studentët kërkojnë informacion mbi degët që kërkojnë të ndjekin.

“Interesimi i studentëve nuk ka rënë, për fat të mirë. Në Shqipëri dhe jashtë vendit tonë, studentët vazhdojnë të interesohen. Në këtë kohë të pasigurt, të rinjtë duan investim tek dija dhe investimi. Tek UET ka shumë studentë që duan të ndjekin shkollën e lartë. Maturantët janë të kujdesshëm për përzgjedhjen e degës që duan të studiojnë.

Studentët janë të kujdesshëm të zgjedhin degë ku ka treg pune. Prandaj, UET i ka kushtuar vëmendje degëve si inxhinieria, ekonomia, infermieria. Por interesimi vazhdon edhe për shkencat sociale. Edhe degët sociale janë degë që të orientojnë në treg. Për shembull, kush mbaron Shkenca Politike nuk do të thotë patjetër të bëhesh politikan. Sigurisht mund të bëhesh edhe i tillë, por mund të orientohesh në treg pune gjithashtu edhe në administratën shtetërore”, deklaroi Iljazaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH