Aktualitet

Iljazaj: Rezoluta e sotme sa për të kaluar radhën, Shqipëria të bëjë më shumë për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Iljazaj: Rezoluta e sotme sa për të kaluar radhën, Shqipëria

Analisti Ervis Iljazaj foli për çështjen që duket se bashkoi pozitën dhe opozitën në Shqipëri gjatë ditës së sotme, rezoluta për Kosovën.

Iljazaj tha se do të preferonte që palët të binin dakord për një rezolutë që mbase do të ishte më e ashpër, por që do t’i shërbente vërtet Kosovës, ndërsa shtoi se rezoluta për të cilën parlamenti shqiptar ka rënë dakord është një rezolutë “sa për të kaluar radhën”.

“Unë nuk mendoj se parlamenti i Shqipërisë nuk është se ka nevojë të miratojë një rezolutë për të thënë se mbështet Kosovën. Ky është një detyrim kushtetues i Shqipërisë, unë prisja diçka përtej kësaj”, tha analisti Ervis Iljazaj teksa ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

“Mua më duket një rezolutë tepër bazike. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s është edhe anëtare e Këshillit të Sigurimit, kështu që zëri i saj vlen në arenën ndërkombëtare. Çështja është se ç’ndihmë shtesë mund të japë Shqipëria, qoftë edhe për të thënë disa gjëra që Kosova nuk i thotë dot.”

“Nga kjo rezolutë unë shikoj një rezolutë të sforcuar që ka gjetur dy lloj ekuilibrash, ndërsa unë do preferoja një rezolutë ndoshta më e ashpër. Më duket sikur këta kanë bërë një detyrë thjesht sa për të kaluar radhën”,-tha Iljazaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH