Aktualitet

Iljazaj: Opozita duhet të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët

               Publikuar në : 22:01 - 11/09/19 R Liberale

Drejtori i “Gazetës Liberale” Ervis Iljazaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, tha se opozita shqiptare duhet të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët. Sipas tij, kauza e opozitës është e drejtë, por duhet mbështetja e faktorit ndërkombëtar.

Ervis Iljazaj: Gjëja e parë mendoj unë nga duhet tja fillojë opozita shqiptare  është që të rigjejë komunikimin me ndërkombëtarët. Politika shqiptare është tripolare, nuk është dypolare. Ndërkombëtarët mund të gjykohen, mund të kritikohen, por besoj që nuk mund të përjashtohen. Kam përshtypjen se pa mbështetjen e polit të tretë të politikës shqiptare që janë aleatët ndërkombëtare. Vetëm ne e kemi ceduar sovranitetin tonë në favor të organizatave ndërkombëtare si BE ose NATO. Në këtë kuptim opozita duhet të rigjejë komunikimin dhe mbështetjen ndërkombëtare.

Sa i përket raportit të OSBE/ ODIHR, Iljazaj tha se ky raport tregoi se zgjedhjet nuk u organizuan nga shteti, por nga një forcë politike.

Ervis Iljazaj: Ajo që na tha raporti i OSBE/ODIHR ishin që zgjedhjet lokale nuk ishin zgjedhje të organizuara nga shteti shqiptar, por ishin zgjedhje të organizuara nga një forcë politike. Jo më kot Kushtetuta parashikon pjesëmarrjen e shumë institucioneve në procesin zgjedhor. Zgjedhjet janë një moment kombëtar, nuk janë të një pale. Në këtë kuptim janë shtetërore apo jo zgjedhjet e 30 qershorit, që kanë mbetur ‘pending’ akoma do të vendoset kur të ngrihet arbitri, e kam fjalën për Gjykatën Kushtetuese. Që ishin zgjedhje jo demokratike, këtë nuk besoj se ka njeri ta thotë që ishin demokratike. Ishin kushtetuese apo jo, këtë do të vendose Gjykata Kushtetuese.

(Visited 46 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *