Aktualitet

Ilirjana Olldashi rrëzon edhe Berishën, mbeten në fuqi masat e sigurisë

Shkruar nga Liberale
Ilirjana Olldashi rrëzon edhe Berishën, mbeten në fuqi masat e

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës. Ka qenë gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit, për rrëzimin e masës së detyrimit me paraqitje dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Më herët GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e Olldashit nga gjykimi për ankimin e Malltezit mbi masën e sigurisë "arrest shtëpie" që u vendos ndaj tij ditë më parë.

Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH