Aktualitet

Ilirjan Celibashi: Vetëm një parti ka dorëzuar listë të saktë në KQZ

Shkruar nga Liberale
Ilirjan Celibashi: Vetëm një parti ka dorëzuar listë të

Ilirja Celibashi thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë një periudhë 5-diore për shqyrtimin e dokumentacionit të listave të partive për zgjedhjet e 25 prillit.

“I kemi kthyer të gjitha listat e partive për plotësim dokumentacioni në përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim që rezulton që të paktën në pikëpamjet formale e ka sjell dokumentacionin në rregull”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Në këto dokumente bën pjesë dhe formulari dekriminalizimit, CV dhe disa deklarime dhe dokumentacione të tjera që sipas KQZ duhet t’i bashkëngjiten dokumenteve të kandidimit.

“Për të gjitha subjektet e tjera, KQZ do të presë plotësim dhe korrigjim deri të hënën e ardhshme në orën24:00 dhe ky është afati i fundit që nuk mund të tejkalohet”, deklaroi z. Celibashi.

KQZ ka kthyer për rishikim listat e kandidatëve për 6 subjekte zgjedhore mes të cilave janë PS, PD, Bindja Demokratike, Nisma Thurje, Balli Kombëtar dhe Koalicionit ABPEOK.

Arsyeja për kthimin e listës së PS lidhet me mos plotësimin e kuotës gjinore në Elbasan dhe disa mangësi me emra në disa qarqe.

Ndërkohë lista e kandidatëve të PD dhe koalicionit të saj është kthyer për tejkalim të numrit të kandidatëve dhe mos respektimi të kuotës gjinore në Tiranë dhe Korçë.

Gjithashtu, KQZ ka kthyer dhe listën e kandidatëve të PSD-së së Tom Doshit për korrigjim dhe plotësim pasi ka mangësi në dokumentacionin shoqërues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH