Aktualitet

Ilir Meta viziton monumentet historike të trevës së Krajës

Shkruar nga Liberale
Ilir Meta viziton monumentet historike të trevës së Krajës

Presidenti Ilir Meta e ka shfrytëzuar këtë të diel për të vizituar monumente kulturore dhe historike të trevës së Krajës.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Kreu i Shtetit thekson se ka vizituar dhe Kishën e Gjon Buzukut, në shoqërinë e arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjurajt.

“Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.

Mirënjohje arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zonës.”, shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH