Aktualitet

Ilir Meta tregon si qëndron e vërteta

Shkruar nga Liberale
Ilir Meta tregon si qëndron e vërteta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar para mediave se nuk ka asnjë fletëthirrje nga SPAK.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha është nën masë sigurie detyrim paraqitje dhe i është ndaluar largimi nga Shqipëria për shkak të çështjes së privatimit të ish-klubit Partizani, në media qarkulloi lajmi për largimin e Ilir Metës nga Shqipëria. Ky i fundit u shfaq sot në media, duke garantuar se do të shkojë në SPAK sa herë që do t’i kërkohet.

“Këto janë lajme tërësisht banale. Pse janë banale? Sepse janë të gjitha pa përmbajtje, materie, janë tema shumë të lodhura. Nuk përbën lajm fakti që Ilir Meta të shkojnë te SPAK apo Prokuroria sepse ka qenë gjithmonë, kam qenë në SPSAK si kallëzues publikisht, me fak, shkresa, dokumente.

Kurrë s’jam thirrur si kallëzues edhe pse kam qenë në pozitat e Presidentit.

Edhe si person në dijeni, e do shkoj kurdo të më thërrasin sepse nuk kam shqetësim nga drejtësia dhe aktiviteti im në këtë kaluarën. Nuk ka asnjë akt të nënshtruar nga Ilir Meta fët e fët, por çdo gjë në interes të Kushtetutës e ligjshmërisë.

Ekziston një çështje Ilir Meta për Edi Ramën”, tha Meta ndërsa pyetjes nëse do i bashkohet grevës së urisë së paralajmëruar nga Berisha, iu përgjigj duke thënë se “do jemi në bashkëpunim dhe koordinim me PD”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH