Aktualitet

ILD kërkon hetim administrativ për 18 gjyqtarë

Shkruar nga Liberale
ILD kërkon hetim administrativ për 18 gjyqtarë

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar hetim administrativ për 18 gjyqtarë, pasi dyshohet se zvarritën zbardhjen e vendimeve dhe shkelen etikën duke komunikuar me palët e përfshira.

Propozimi i Artur Metanit, kreut të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë është depozituar në KLGJ, ndërsa gjyqtarët në fjalë do të thirren për të dëshmuar më 16 shtator në KLGJ.

Ndërkohë, ILD ka vendosur që t’i ulë pagën gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanit dhe gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu me 40% për një vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH