Aktualitet

Ilaçet i shkaktuan probleme, prangoset 37-vjeçarja teksa tenton të djegë farmacinë në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Ilaçet i shkaktuan probleme, prangoset 37-vjeçarja teksa tenton

Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi t’i vinte flakën një farmacie.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga pamjet filmike të publikuara nga policia shihet 37-vjeçarja teksa spërkat me benzinë farmacinë në kryeqytet.

Pretendimi i gruas për veprimin e kryer ishte se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

“Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja: M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH