Aktualitet

Iku nga Vlora pas konfliktit, 50 vjeçarit i bëjnë atentat në Fier

               Publikuar në : 18:52 - 01/08/20 liberale

Nihat Xhaferraj, 50 vjeçari i cili mbeti i plagosur këtë të shtunë, në shtëpinë e tezes së tij, prej tre muajsh strehohej në këtë banesë në lagjen Mbrostar-Ferko të Fierit. Ai ishte larguar nga Vlora, për shkak të një konflikti dhe i druhej pasojave prej tij.

Pak pas mesnatës së 31 korrikut, kur ora kishte kaluar 12:00, drejt 50-vjeçarit u qëllua me armë zjarri.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes, por për autorët tha se pas ngjarjes janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

50-vjeçari kishte urdhër mbrojtje nga policia, për shkak të një konflikti me një tjetër familje në fshatin Selenicë të Vlorës.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, gjithashtu po kërkon të identifikojë dhe kapë autorët. Mësohet se i plagosuri që është transportuar në Tiranë, nuk ka thënë asgjë për hetuesit deri tani.

Njoftimi i Policisë

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back