Showbiz

Iku me sherr apo? Zbulohet emri surprizë, ja kush do t’ia zërë vendin Arbana Osmanit në drejtimin e Big Brother Vip!

Shkruar nga Liberale

Arbana Osmani nuk do të jetë më në drejtim të Big Brother Vip Albania.

Pas suksesit që shënoi edicioni i dytë mësohet se ka pasur mosmarrëveshje mes moderatores dhe drejtuesve të Top Channel. Kuptohet, suksesi ka edhe xhelozi apo pretendime për ta ndarë pëtfitimet që vijnë prej tij.

E teksa prej kohësh përflitet se kush do të jetë moderatori, këtë vit formati i njohur i është besuar Ledion Liços në moderim.

Fakti që Ledion Liço rikthehet në ekran do të thotë se BBV ka përfitime të mëdha dhe kështu që nëse formati do t’i besohej dikujt tjetër mund të lindnin të njëjtat probleme.

Ky sezon do të vijë me një koncept tërësisht ndryshe që nga ambientet e rinovuara të shtëpisë e deri tek banorët që do të marrin pjesë dhe risi të tjera të cilat do të bëhen publike shumë shpejt.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH