Aktualitet

"Iku i ngopur", Agron Tufa padit Spartak Brahon dhe Fatos Tarifën

Shkruar nga Liberale
"Iku i ngopur", Agron Tufa padit Spartak Brahon dhe Fatos Tarifën

Agron Tufa ka paditur në Prokurori deputetin socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Lajmin e ka dhënë avokati i Tufës, Kujtim Cakrani pasi dorëzoi në Prokurori padinë. Ai tha për mediat se ndaj klientit të tij, drejtorit të ISKPK, Agron Tufa, ka pasur kërcënime të ndryshme.

Janë riaktivizuar duke hedhur baltë ndaj zotit Tufa duke e akuzuar për vjedhje fondesh shpërdorim detyre dhe falsifikim të historisë. Tufa u largua pasi pati një arsye të fortë iu kërcënua familja e tij”, tha ai.

Në një reagim për gazetën “Dita”, ditën e djeshme seputeti i PS, Spartak Braho shkruante: “Tufa iku i ngopur me lekët e shtetit e të Kuvendit tek të parët e tij që ikën si minjtë në vitin 1944”.

Po kështu, edhe profesor Tarifa, në një intervistë, shprehej se Tufa ishte një qytetar i padenjë dhe plagjiator.

“U largua një qytetar i padenjë i Republikës, i cili, të gjithë karrierën e tij akademike e profesionale e kishte ngritur mbi një mashtrim të madh. U largua një plagjiator, që vodhi studimet e të tjerëve dhe me to fitoi një gradë shkencore të pamerituar, të cilën Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit, për turpin e tyre, nuk ia hoqën. U largua një falsifikator i paskrupullt dhe i rrezikshëm i njërës prej periudhave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, asaj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. U largua një drejtues i padenjë i një institucioni”, u shpreh Tarifa.

Agron Tufa dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe ndodhet me familjen e tij për azil në Zvicër./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH