Aktualitet

Ikja e energjisë elektrike, 85-vjeçarit i rrezikohet jeta në ashensor

Shkruar nga Liberale
Ikja e energjisë elektrike, 85-vjeçarit i rrezikohet jeta në

Ndërprerja e energjisë elektrike ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, për pak i ka kushtuar jetën një 85 vjeçari.

Ai është bllokuar në ashensor dhe fatmirësisht i kanë ardhur në ndihmë banorët e tjerë.

Ata kanë dëgjuar goditje nga brenda ashensorit ku më pas nisën të telefononin policinë.

Sipas Tch, pas disa minutash kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilat ndërhynë në katin e 5 të pallatit duke bërë të mundur nxjerrjen nga ashensori të 85 vjeçarit.

Për këtë që ndodhi sot banorët e pallatit akuzojnë pronarët dhe shprehen se ndjehen të rrezikuar në ashensor pasi gjendja e tij është e amortizuar dhe ka disa muaj që nuk kryhet mirëmbajte./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH