Aktualitet

Ikin reshjet, ua lënë vendin orëve me diell, si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Liberale
Ikin reshjet, ua lënë vendin orëve me diell, si parashikohet moti

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 4 deri 14°C

-në zonat e ulëta 8 deri 23°C

-në zonat bregdetare 9 deri 24°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH