Aktualitet

Ikin dritat në Kuvend, por korridoret janë të ndriçuara

Shkruar nga Liberale
Ikin dritat në Kuvend, por korridoret janë të ndriçuara

Një situatë e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme ku po mbahet seanca plenare, ndërsa salla e Kuvendit ndodhet prej disa minutash pa drita.

Nuk dihet se cili është shkaku i kësaj mungese energjie elektrike, e cila erdhi vetëm pak minuta pas fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Nga ana tjetër, jashtë kuvendi është duke u zhvilluar protesta e opozitës e thirrur kundër vendimeve të Kuvendit, sipas tyre të kapur nga Rama.

Po ashtu, një situatë e tensionuar është krijuar në hyrje të sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e përjashtuar të PD-së nga komisioni i etikës nuk po lejohen të futen brenda në Kuvend nga Garda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH