Aktualitet

Ikën ngrica, vjen shiu/ Rritje temperaturash në ditët në vijim

Shkruar nga Liberale
Ikën ngrica, vjen shiu/ Rritje temperaturash në ditët në

Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

Por temperaturat fillojnë rriten gradualisht duke filluar nga nesër, 19 janar, në mesditë, por rritje të ndjeshme sjell e mërkura dhe e enjtja duke ngjitur termometrin në vlera tipike të janarit.

Mesi i javës sjell rritje temperaturash, por edhe vranësira.

E enjtja dhe fundjava sjellin reshje në vend. Kryesisht shi dhe pak dëborë.

Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH