Showbiz

Ikea paguan 46 mln dollarë për fëmijën që vdiq nga rrëzimi i dollapit

Shkruar nga Liberale
Ikea paguan 46 mln dollarë për fëmijën që vdiq nga

Gjiganti suedez për prodhimin e orendive, Ikea, është pajtuar t’i dëmshpërblejë dy prindër amerikanë me 46 milionë dollarë pasi fëmija i tyre vdiq nga rrëzimi i dollapit të kësaj kompanie.

Djaloshi 2 vjeç, Jozef Dukde, vdiq në maj të vitit 2017 pasi mbi të ra dollapi i modelit “Malm”, i prodhuar nga kompania suedeze. Ngjarja kishte ndodhur në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara.

Kjo orendi, e cila peshon 32 kilogramë, ishte tërhequr nga tregu një vit më parë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Tre fëmijë të tjerë kanë vdekur për të njëjtën arsye.

Avokatët amerikanë thanë se ky është dëmshpërblimi më i madh që është dhënë ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara për vdekjen e një fëmije.

Prindërit e fëmijës së vdekur, Joleen dhe Craig Dudek, thanë se ishin të shkatërruar nga humbja e djalit dhe u zotuan se do t’i dhurojnë një milion dollarë të dëmshpërblimit për grupet që i mbrojnë fëmijët nga produktet e rrezikshme.

Në dhjetor të vitit 2016, kjo kompani i kishte dhënë 50 milionë dollarë dëmshpërblim për tre fëmijët e mbytur nga rrëzimi i dollapit të këtij modeli, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH