Aktualitet

"Ik ore komunist m*ti!", deputetët e Rithemelimit përplasen me Gardën, grumbullojnë karriget para foltores

Shkruar nga Liberale
"Ik ore komunist m*ti!", deputetët e Rithemelimit përplasen

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, ku pritet të miratohet në tërësi buxheti i 2024-ës.

Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit e gardës nuk i  lejojnë që t’i grumbullojnë ato tek Foltorja.

“Bjerini karriget. Ik ore komunist m*ti! Lëshoji karriget”, dëgjohen të thonë deputetët.

Ndërkohë në seancë mungon Sali Berisha, i cili është i përjashtuar, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH