Aktualitet

IGJEUM nxjerr të dhënat, ja sa lëkundje tërmeti janë regjistruar

Shkruar nga Liberale

Pas tërmetit të fortë të pasdites së djeshme që krijoi panik tek qytetarët, janë regjistruar sërish lëkundje të tjera.

Sipas të dhënave që ka publikuar IGJEUM në faqen e vet zyrtare, tërmeti i djeshëm me magnitudë 4.3 me epiqendër 9 km në Veri të Durrësit, është pasuar me 3 goditje të tjera që i takojnë datës 19 dhjetor.

Ndërsa ditën e sotme, më 20 dhjetor, IGJEUM ka shënuar 2 goditje tërmeti.

Lëkundja më e fundit është regjistruar në orët e mëngjesit, me magnitudë 1.4 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit./Gazeta Liberale

[caption id="attachment_1112692" align="alignnone" width="637"] igjeum[/caption]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH