Aktualitet

IGJEUM: Ja ku do bjerë dëborë sot dhe nesër

Shkruar nga Liberale
IGJEUM: Ja ku do bjerë dëborë sot dhe nesër

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në zonat malore do të ketë reshje në formë dëbore, ndërsa priten reshje shiu në të gjithë vendin.

PARASHIKIMI METEO

--------------------------

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 11) dhe nesër (e enjte, dt. 12) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 6 / 13 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 11) dhe nesër (e enjte, dt. 12) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/igjeum/photos/pcb.1531300593690448/1531300060357168/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH