Globi

Identifikohet një variant i ri koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Identifikohet një variant i ri koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë në Vietnam Nguyen Thanh Long, ka pohuar se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit, i cili ka karakteristika të kombinuara të variantit britanik dhe atij indian, dhe është i transmetueshëm në ajër.

“Vietnami ka zbuluar një variant të ri Covid-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të gjetura për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Ministri i Shëndetësisë Nguyen Thanh Long në një deklaratë. “Varianti i ri është shumë i rrezikshëm.”

Pasi përballoi me sukses koronavirusin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, Vietnami po përballet me një rritje të infeksioneve që nga fundi i muajit prill.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se virusi është hasur te pacientët lokalë dhe se testet laboratorike kanë sugjeruar se varianti vietnamez përhapet jashtëzakonisht shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar katër variante të koronavirusit që përbëjnë shqetësim global, atë të Afrikës së Jugut, Brazilit, Britanisë dhe Indisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH