Aktualitet

Identifikohet minatori që humbi jetën në minierë

Shkruar nga Liberale
Identifikohet minatori që humbi jetën në minierë

Një minator ka humbur jetën në një prej galerive të Bulqizës.

Policia njofton se gjatë punës është aksidentuar 52-vjeçari me inicialet K. L., i cili për shkak të plagëve ka ndërruar jetë.

Minatori që ka humbur jetën është Kujtim Lili, 52 vjeç nga Klosi, zjarrmëtar në një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë. Nga informacionet ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

Policia e Bulqizës/ Informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH