Aktualitet

Identifikohet i riu që u gjet i pajetë brenda automjetit në Kodër Kamëz

Shkruar nga Liberale
Identifikohet i riu që u gjet i pajetë brenda automjetit në

Identifikohet i riu që mbeti i vrarë sot me armë zjarri në Kodër Kamëz. Sipas BalkanWeb, bëhet fjalë për 30-vjeçarin Can Kariçi, nga Dibra, i cili jetonte në Kamëz.

Ai nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit. Më 26 shkurt të këtij viti i riu u arrestua në kuadër të një aksioni të ushtruar nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, pasi iu gjet arsenal armësh dhe targa të vjedhura.

Arrestimi

Në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste Can Kariçi, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.

I riu dyshohej se ishte autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit. Ai u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” ndërkohë që nuk dihet se si ka arritur që të dalë nga burgu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH