Aktualitet

Identifikohet autori i vrasjes së taksistit në Tiranë

               Publikuar në : 15:03 - 05/08/20 liberale

Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës kanë identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla.

Dy ditë pas krimit të mistershëm, burimet thonë për “News24” se sot ka nisur një operacion policor. Gjatë mesditës janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe Niklës.

Adbulla Budlla është qëlluar me 7 plumba nga një makinë në lëvizje, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Nga ana tjetër, duke qenë se dy prej djemve të viktimës jetojnë në Itali prej vitesh, autoritetet shqiptare u kanë nisur një kërkesë atyre italiane, për të mësuar më shumë rreth veprimtarisë së tyre.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back