Aktualitet

Ibsen Elezi: PD nuk duhet të bashkëpunojë me Metën, nuk jemi këtu për biznes

Shkruar nga Liberale
Ibsen Elezi: PD nuk duhet të bashkëpunojë me Metën, nuk jemi

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi e ka nisur takimin me demokratët nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi.

Elezi tha se rruga e Sali Berishës është rrugë qorre, dhe nuk dërgon gjëkundi, duke kërkuar ndërtimin e mekanizmave për të përballuar pushtetin e Ramës.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë? Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet", tha Elezi.

Më tej, ai foli edhe për bashkëpunimet me partitë e tjera politike, duke refuzuar Ilir Metën, pasi sipas tij, bëhet fjalë për politikë dhe jo për biznes.

"Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, ka thënë ndër të tjera Elezi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH