Aktualitet

Ibrahimi: SPAK gati në nëntor, do kalojë nga Parlamenti

Shkruar nga Liberale
Ibrahimi: SPAK gati në nëntor, do kalojë nga Parlamenti

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sqaroi sot se institucioni i drejtuar prej tij nuk merr asnjë vendim për organikën e SPAK, por dërgon atje vetëm prokurorët që kanë kaluar dy shkallët e vetting-ut.

Sipas Ibrahimit, brenda muajit nëntor do të kalojnë për në SPAK të tetë emrat e prokurorëve, si dhe do të hapet gara për drejtuesin e SPAK, i cili pritet të zgjidhet po brenda muajit nëntor.

Kryetari i ri, së bashku me Parlamentin, do të përcaktojnë se sa është numri i nevojshëm i prokurorëve që SPAK të funksionojë.

“Ne nuk marrim asnjë vendim për organikën, ne emërojmë vetëm ata që mund të emërojmë. Nuk marrim ne përsipër përgjegjësinë për ngritjen e SPAK, por është kryetari i SPAK që vendos”, u shpreh Ibrahimi./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH