Aktualitet

Ibrahimaj: Janë 38 mijë të larguar nga puna për shkak të Covid-19

Shkruar nga Liberale
Ibrahimaj: Janë 38 mijë të larguar nga puna për shkak

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar sot takime me bizneset e mbyllura për shkak të Covid-19.

Drejtoresha e Tatimeve tha se vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë. Ajo u shpreh se të gjithë tatim-paguesit dhe individët që nuk kanë përfituar nga paga e luftës duke të aplikojnë deri më datën 5 qershor.

“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave,”- u shpreh Ibrahimaj.

Ndërkohë ministrja Denaj tha se hapja e bizneseve është çështje kohe.

“Hapja e bizneseve do jetë çështje kohe duke siguruar protokollet që kemi thënë dhe do bëhet mënyrë jetese. Bizneset e mbyllura kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës për tre muaj, pagës minimale. Jo të gjithë personat që kanë përfitues të pagës së dytë kanë arritur të marrin paketën e dytë brenda afateve kohore. Kemi propozuar ndryshime proceduriale që do tejkalojnë disa nga vështirësitë operacionale,”– u shpreh ministrja e Financave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH