Aktualitet

"Ia kam bërë të qartë Ramës", Mitsotakis flet sërish për arrestimin e Belerit: Nuk do ta toleroj një sjellje të tillë

Shkruar nga Liberale
"Ia kam bërë të qartë Ramës", Mitsotakis flet

Në një intervistë për mediat greke, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, përveçse zgjedhjeve në vendin e tij dhe në Turqi ka folur edhe për arrestimin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Sipas tij, çështja e Belerit është e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Ai ka theksuar se ia ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama se nëse vijon me këtë politikë, atëherë do të ketë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kursin e Shqipërisë në Evropë.

"Ajo që ndodhi me Fredi Bejleri është e papranueshme dhe e paimagjinueshme. Dy ditë para zgjedhjeve, një anëtar i minoritetit grek u burgos në një zonë si Himara. Ia kam bërë të qartë zotit Rama që nuk pranojmë zbritje nga mbrojtja e të drejtave të minoriteteve. Shqipëria do ta dijë se nëse kjo politikë vazhdon, do të ndikojë edhe në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kursin e saj në Evropë. Unë nuk do ta toleroj një sjellje të tillë. Shpresoj që ky rast të zgjidhet sa më shpejt. Do të ketë marrëdhënie të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së", ka thënë kryeminsitri grek.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH