Aktualitet

I zhdukur prej ditësh, policia skoceze vë alarmin për shqiptarin

               Publikuar në : 18:44 - 09/07/20 liberale

Policia skoceze shprehet e shqetësuar për fatin e një shqiptari që është shpallur i humbur prej katër ditësh në zonën Paisley. Sipas medias skoceze, shqiptari i humbur është Iren Muca, 31 vjeç.

Për herë të fundit ai është parë në rrugën Christie Street, rreth orës 2:30 të së shtunës, datë 4 korrik 2020.

Sipas policisë skoceze, Iren Muca flet shumë pak anglisht dhe nuk ka të afërm në këtë zonë.

Iren kishte pak kohë që kishte ardhur në Paisley dhe nuk e njeh këtë zonë. Tani jemi duke parë kamerat e sigurisë në qytet për të kuptuar lëvizjet e fundit”, thotë Sergeant Megan Bryson.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back