Aktualitet

I zhdukur prej 1 jave, policia gjen trupin e 23-vjeçarit në një grop

Shkruar nga Liberale
I zhdukur prej 1 jave, policia gjen trupin e 23-vjeçarit në një

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Gadime të Lipjanit, Kosovë. Dyshohet se ai mund të jetë Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Express se të dhënat e para ngrenë dyshime se trupi i përket 23-vjeçarit, ndërsa falenderon qytetarët për ndihmën.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30,  në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është  gjetur  një  trup i pajetë. Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale për personin  e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë  bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”, ka thënë Hoxha

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH