Aktualitet

I zënë në vështirësi për Asociacionin, Kurti i kthen sytë nga Turqia, takohet sot me Erdoganin

Shkruar nga Liberale
I zënë në vështirësi për Asociacionin, Kurti i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar këtë të premte drejt Turqisë, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Bashkë me Kurtin kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Më herët, Presidenca turke ka bërë një njoftim zyrtar për këtë takim, duke lajmëruar se do të diskutohen çështje të ndryshme.

“Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë takimeve ka të ngjarë të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në lidhje me Ballkanin në veçanti, është thënë më tutje.

Turqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Kujtojmë se vizita e Kurtit vjen pas çështjes së nxehtë që ka mbërthyer vendin, ku BE dhe SHBA po bëjnë presion për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një ditë më parë, kryeministri foli për këtë çështje dhe bëri të qarta kushtet për të pranuar Asociacionin, që sipas tij nuk duhet të emërohet në këtë emër./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH