Kosova

"I vuri tre gishta në ballë dhe nuk nxori asnjë pikë lot", mësuesja e Liridonës tregon momentin e përcjelljes së saj: Naimi s'e përqafoi!

Shkruar nga Liberale
"I vuri tre gishta në ballë dhe nuk nxori asnjë pikë

Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, ka treguar momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se u vra me porosi të tij.

Ajo tha se në përcjelljen e Liridonës në banesën e fundit, Naimi nuk e takoi, por thjesht i vendosi tre gishta në ballë dhe nuk nxori asnjë pikë lot.  Gjeste këto që i kanë bërë përshtypje Haxhiut në funeralin e 30 vjeçares.

“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, u shpreh ajo për Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH