Aktualitet

I vodhën shtëpinë 3 ditë pasi erdhi nga Londra

               Publikuar në : 13:07 - 24/08/20 liberale

Emigrant Elton Toromani, që u kthye nga Londra në Elbasan, pak ditë më parë, tregon si ia vodhën shtëpinë hajdutët.

Teksa e cilëson rastin shokues, emigrant tregon se hajdutët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, duke shkatërruar gjithçka dhe duke marrë një shumë të konsiderueshme lekësh e panundësh, madje siç rrëfen ai, kanë marrë edhe qindrakat që ndodheshin nëpër sirtare, si dhe një armë gjahu me leje, që emër të babait.

“Dje në orën 09:15 më ka ndodhur një rast shokues, më kanë thyer shtëpinë, kanë vjedhur para. Shtëpia ka qenë vetëm, ka shkuar mami dhe e ka parë që është vjedhur shtëpia. Ndërkohë, ishte vjedhur dhe një armë, që ka qenë me leje në emër të babait. Kur ka shkuar mamaja në shtëpi, çdo gjë ka qenë e shkatërruar. Kemi bërë denoncimin në polici, presim të zbardhet sa më shpejt. Hajdutët kanë thyer derën kryesore, kanë kontrolluar të gjitha dhomat, çdo gjë ishte e shkatërruar. Kanë marrë para e bizhuteri, prindërit janë të shokuar. Ka qenë një shumë e konsiderueshme në para dhe paund. Gjëja më e çuditshme është se hajdutët kishin gjetur dhe qindarkat nëpër sirtare”, tregon emigranti. / Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back