Aktualitet

I vihet tritoli banesës në Vlorë, policia jep detajet e para

Shkruar nga Liberale
I vihet tritoli banesës në Vlorë, policia jep detajet e para

Një shpërthim me lëndë palsëse ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Ngjarjsa ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Jetnor Devolli.

“Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse”,- njofton policia, duke shtuar se si pasoje ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Informacioni paraprak

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH