Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën "Donald Trump", në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se nga shpërthimi është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit, si dhe janë thyer xhamat.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
"Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve."-njofton Policia.