Aktualitet

I vetmi kandidat për kreun e Partisë së Lirisë, ja si e komenton Meta

Shkruar nga Liberale
I vetmi kandidat për kreun e Partisë së Lirisë, ja si e

I pyetur nga gazetarët në lidhje me faktin, që ai ishte i vetmi kandidat për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falenderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive. Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atje”, tha Meta.

Po ashtu, ai tha se, kjo e sotmja është një ditë e rëndësishme pasi është Konventa e parë e Partisë së Lirisë, ndërsa ajo e 25 korrikut ishte e fundit e LSI-së. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH