Aktualitet

"I tronditur thellë", Basha reagon për sulmet në Izrael: Qëndrojmë pranë miqve tanë në këto orë të vështira

Shkruar nga Liberale
"I tronditur thellë", Basha reagon për sulmet në

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar i tronditur për sulmet që kanë ndodhur në orët e para të shtunës në izrael, nga grupi islamik Hamas.

Në një postim në twitter, Basha shkruan se lutjet e tij shkojnë për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, ndërsa shpreh mbështetjen për popullin e izraelit.

"I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta", shkruan kryedemokrati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH