Sport

I solli Shqipërisë medaljen e artë, KOKSH nderon mundësin çeçen

Shkruar nga Liberale

Mundësi çeçen Zelimkan Abakarov u nderua nga federata e mundjes shqiptare dhe komiteti olimpik, pasi i fitoi titullin kampion bote. Sportisti triumfoi ne kampionatin botëror në Beograd duke garuar për flamurin kuqezi.

Abakarov u nderua me pllakën e mirënjohjes nga kreu i KOKSH, Fidel Ylli i cili premtoi me shume mbështetje për mundjen.

"Me një ceremoni të zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti”, @federatashqiptareemundjes dhe KOKSH nderuan për arritjen, kampionin e botës, Zelimkhan Abakarovin, mundësin tjetër Islam Dudaevin si dhe stafin e kombëtares kuqezi. Kreu i KOKSH-it, z. Fidel Ylli deklaroi se kjo është arritja më e madhe sportive dhe meritë ka Zelimkhani, i cili nderoi Shqipërinë në mes të Beogradit.

Ylli tha se Komiteti Olimpik së bashku me federatën do të bëjnë të pamundurën që ky sport të jetë në maja dhe të sjellë medalje olimpike nga Parisi", shkruhet në faqen e Facebook-ut të KOKSH.

Poll
SHQIPENGLISH