Aktualitet

I shumëkërkuari i Italisë prangoset në Dibër

Shkruar nga Liberale
I shumëkërkuari i Italisë prangoset në Dibër

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian.

Bledian Salkurti ishte dënuar në Venecia për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shkelje të ligjit të narkotikëve. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit italian, ku do vuajë dënimin që i është caktuar.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH