Aktualitet

“I shtyve zgjedhjet se donte Basha”, ja si përgjigjet Meta, Finos

               Publikuar në : 12:12 - 09/09/19 V Liberale

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor, deputeti Bashkim Fino iu drejtua presidentit Ilir Meta duke i thënë se shtyhu zgjedhjet pasi nuk donte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët. Më keni krijuar përshtypjen që keni qenë i palshëm. Ju thoni se shtyva zgjedhjet se nuk donte një palë, pra nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk i duan zgjedhjet. Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do merrni dekret për t’i shtyrë? Të gjitha çfarë thatë i keni me rezerva se ju duhet të jeni mbi palët. Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën, ne i bëmë zgjedhjet, dhe ata prapë thonë se nuk do vinë me 13 tetor? Po nëse qeveria do merrte një vendim dhe do thoshte do shkarkoj presidentin? Do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?”, iu drejtua Fino, presidentit.

Ndërsa ky i fundit ia ktheu: “E bëra sepse e dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në që e mori atëherë dhe që kam frikë se ky rekomandim do të mbetet vetë rekomandim për një kohë të gjatë.” /Gazeta Liberale

(Visited 700 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *