Aktualitet

I shpallur në kërkim në Itali, kapet 28-vjeçari në Durrës, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale
I shpallur në kërkim në Itali, kapet 28-vjeçari në

Glorildo Halili 28-vjeç është arrestuar sot nga policia në qytetin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Për Halilin, Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Glorildo Halilit, 28-vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH