Aktualitet

I shkuan për kontroll në banesë, 45-vjeçari qëllon drejt Policisë

               Publikuar në : 16:30 - 24/12/20 liberale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar Elbasan, pasditen e sotme ku një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar policinë. Incidenti në fjalë është regjistruar në fshatin Zavalinë.

News 24 raporton se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje.

Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.

Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back