Aktualitet

I shkëputet ashensori, humb jetën qytetari në Tiranë, një ditë më parë familjarët denoncuan zhdukjen e tij

Shkruar nga Liberale
I shkëputet ashensori, humb jetën qytetari në Tiranë,

Një 58 vjeçar ka gjetur vdekjen tek ish-Fusha e Aviacionit pasi ashensori ka rënë nga kati i parë në katin minus.

Si pasojë ka ndërruar jetë 58 vjeçari që ndodhej në ashensor. Për 58 vjeçarin, familjarët kishin bërë kallëzom në polici ditën e djeshme se nuk ishte kthyer në banesë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH