Showbiz

"I shiti vreshtin oligarkut rus", Brad Pitt padit Angelina Jolie

Shkruar nga Liberale
"I shiti vreshtin oligarkut rus", Brad Pitt padit Angelina Jolie

Brad Pitt, ish-bashkëshorti i Angelina Jolie pretendon se aktorja kërkon t’i shkaktojë dëme, duke i shitur pjesën e saj të vreshtit një oligarku rus.

Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata e blenë së bashku në vitin 2008.

Jolie dhe Pitt e blenë shtëpinë dhe vreshtin në jug të Francës te një kompani franceze, në vitin 2008, ku 6 vite më vonë realizuan ceremoninë e dasmës.

Pitt thotë se, ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre pa lejen e tjetrit.

Në dokumentet ligjore të marra nga agjencia e lajmeve "PA", pretendohet se Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike me bazë në Luksemburg, të kontrolluar nga oligarku rus Yuri Shefler, pa dijeninë e Pitt.

Ndërkohë, sipas BBC nuk ka asnjë reagim publik nga ana e aktores së famshme. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH