Aktualitet

I shiti klientes çanta false me vlerë 36 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga Liberale
I shiti klientes çanta false me vlerë 36 mijë euro, arrestohet

Një 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se i ka shitur çanta false një klienteje me vlerë 36 mijë euro.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja me iniciale E.M, banuese në Tiranë.

"30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.", thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH